Përplasi me makinë një të moshuar, arrestohet 35-vjeçari në Fier_663a41d4d9233.png

Përplasi me makinë një të moshuar, arrestohet 35-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar. Ditën e djeshme ai përplasi me makinën e tij tip “Benz”, një 74 vjeçar. I plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin:
– K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore;

Burimi