Përplasi për vdekje gruan në Tepelenë, arrestohet 30-vjeçari, mjetin e drejtonte pa patentë

30-vjeçari që përplasi për vdekje me makinë një grua në Tepelenë një ditë më parë, është vënë në pranga.

Shtetasi me iniciale H.Xh. po drejtonte automjetin tip “Toyota” pa leje drejtimi, në lagjen “Selam Musai” kur ka goditur 71-vjeçaren me iniciale Z.Rr.
Gruaja ndërroi jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, pa leje drejtimi, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., e cila ka ndërruar jetë në spital.

Top ChannelLexo me shume