Përse të rinjtë ikin në Gjermani? Ekspertët e punësimit: Në Shqipëri, qeveria e biznesi kanë dështuar në tërheqjen e punëtorëve

Prej vitesh Gjermania është kthyer në “Tokën e Premtuar” të shqiptarëve. Së fundi Republika Federale kërkon profesionistë të të gjitha niveleve, jashtë vendeve të Bashkimit Europian.

Situata është e tillë, nga njëra anë vitrinat e bizneseve në Shqipëri janë të mbushura më njoftime “Kërkojmë punëtorë”, nga ana tjetër Gjermania është e etur për 240 mijë profesionistë për 5 vitet e ardhshme.
“Së pari iu përmend faktin, që Gjermania po e përditëson ligjin për emigracionin dhe punësimin 2 herë në vit, ndërkohë që Shqipëria e përditëson Strategjinë kombëtare të Punësimit një herë në 5 vjet“, thotë ekspertja e punësimit, Erion Muça.

“Karta e shanseve” që po përgatit Gjermania për të thithur sa më shumë punëtorë do të thotë që së pari ky vend kërkon punonjës me përvojë minimaliste pune, deri në 2 vite, kërkon punonjës të kualifikuar, të kenë njohuri të gjuhës gjermane dhe një arsyetim të thjeshtë që i lidh ata me Gjermaninë.
Ndërkohë që Gjermania ka shpallur urinë për punonjës të të gjitha niveleve, si rrjedhojë e problematikave demografike dhe lëvizjeve të punonjësve, por edhe si rrjedhojë e plakjes së popullsisë.
Si ne, si Gjermania, jemi në kërkim të punëtorëve. Është fakt që bizneset kërkojnë staf dhe profesioniste nga nivelet më të ulëta, tek ato më të lartat. Në Shqipëri urgjenca e largimit të të rinjve trajtohet si normalitet dhe jo si urgjencë. Ajo që po ndodh është mos ecja në mënyrë të shpejtë nga ana e sipërmarrjeve private, me përmirësimin e proceseve të funksionimit të tyre të brendshëm, ku bazë duhet të jetë motivimi e rritja e rrogës. Nuk mundet sot në një kompani që fiton 1 milionë euro në vit nga puna e 5 punonjësve, t’i paguajë ata më 400 mijë lekë të vjetra në muaj, pasi ky fitim i lartë duhet patjetër të përkthehet në rrije pagash apo shpërblime për këta punonjës.
Qeveria këtë vit shpalli 35 programe studimi si prioritet kombëtar, duke edhe i paguar studentët me kusht që të punojnë 3 vjet në vendin e tyre. Dhe kjo nismë, apo reformë në dukje, është pranimi i emigracionit të lartë të të rinjve jashtë vendit.

Top ChannelLexo me shume