Pesë të vrarë përfshi dhe oficerin e policisë nga vrasësi adoleshent në SHBA (fotot)

Një sulm i rëndë me armë ka lënë të paktën pesë njerëz të vdekur duke përfshirë dhe një oficer policie në një zonë urbane të Karolinës së Veriut teksa autori i dyshuar raportohet se është një adoleshent tashmë i arrestuar.

Rrjeti vendas WRAL News, tha se vrasësi i dyshuar është një adoleshent i bardhë që me një armë të gjatë kishte qëlluar pa diskriminim në zonën e Raleigh, në Karolinën e Veriut.
Policia e Raleigh tha se kishte rrethuar të dyshuarin në një zonë pyjore ku ai ishte mbyllur në një plevicë por më pas ishte dorëzuar.

Mediat thonin se policia kishte përdorur një dron dhe tentativat e negocjatave fillimisht kishin dështuar.
Kreu i policisë Eddie M. Buffaloe tha se një prej viktimave të aktit të rëndë të dhunës ishte një oficer policie jashtë detyre.
Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/7

Një sulm i rëndë me armë ka lënë të paktën pesë njerëz të vdekur duke përfshirë dhe një oficer policie në një zonë urbane të Karolinës së Veriut

Top ChannelLexo me shume