Marsel Korreshi është 32-vjeçari nga Lushnja të cilit Policia i sekuestroi sot apartamentin me vlerë 270 mijë euro në Tiranë, pasi dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në vitin 2017 Marsel Korreshi u arrestua pasi u kap me 22 doza kokainë, ku u dënua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”
Njoftimi i policisë
Lushnjë / Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 000 euro, i dyshuar i përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera nga një 32-vjeçar.
Nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, i datës 03.10.2022, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së shtetasit M. K., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.
/abcnews.al/
br> br>Lexo me shume