“Piramida” e transformuar, Veliaj: Do jetë gati në pranverë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama kanë marrë pjesë në forumin për zhvillimin e qëndrueshëm urban, ku diskutuan mbi mundësinë për ti bërë dy qytetet më të aksesueshme për qytetarët.

“Unë, Përparimi dhe skuadrat tona, kemi kuptuar se detyra jonë nuk është të na pëlqejnë të gjithë, por t’u shërbejmë të gjithëve. Nëse u shërbejmë të gjithëve, fokusi nuk janë zgjedhjet e radhës ose sondazhet, por qyteti i së ardhmes. Besoj se qyteti i së ardhmes nuk vjen vetëm nga emancipimi, vjen edhe nga nevoja. Ajo që ne kemi bërë në Tiranë është të përshtatemi dhe unë e shoh këtë si një mundësi shumë të madhe, prandaj në bulevardet apo akset kryesore u rrit kërkesa për të shtuar korsitë e biçikletave. Në bulevardin kryesor jemi në fazën ku i kemi dyfishuar dhe e kemi bërë edhe më të mbrojtur, pikërisht për makinat e mëdha”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku tha se rritja e mëtejshme e qytetit, është një trend i pashmangshëm i zhvillimit të Tiranës.

“A do të doja unë që të ndalonte fluksi i ardhjes së njerëzve në Tiranë dhe të mos jepja asnjë leje? Patjetër! Por, a e kam unë në dorë këtë? Shumë prej atyre që thonë na mbyti betoni, nuk është se jetojnë vetë në çadra, edhe këta në shtëpi betoni jetojnë. Ata thjesht kanë arritur suksesin në Tiranë dhe pasi janë rregulluar vetë thonë, thonë këta të tjerët nuk ka problem. Pra, ky ‘kanibalizmi’ urban duhet të ndalet. Duhet të kuptojmë se është destini jo vetëm i shqiptarëve, – se po të dëgjojmë analistët mendojnë se kanë shpikur ndonjë gjë të madhe, në 2050-ën 70% e botës do jetojnë në qytete, është e pashmangshme, gjithmonë e më pak njerëz do ketë në fshat, ndaj, për sa kohë që ky është destini i botës, është më mirë të përshtatemi, të reflektojmë e të marrim vendime që i përgjigjen këtyre sfidave”, u shpreh Veliaj.
 .

Top ChannelLexo me shume