Pitoni 7m ha të gjallë gruan, banorët i hapin barkun zvarranikut për të nxjerrë viktimën në Indonezi (fotot)

Një gjyshe 54 vjeçare raportohet se është ngrënë e gjallë nga një gjarpër piton 7 metra i gjatë në Indonezi, teksa kishte dalë në pyll për të mbledhur kauçuk.

Jahrah ishte zhdukur të premten mbrëma në pyllin pranë shtëpisë së saj në provincën Jambi, në ishullin perëndimor të Sumatra.
Banorët kishin dërguar grupe kërkimi dhe dy ditë më vonë gjetën gjarprin gjigant me barkun e fryrë, të cilin kur e hapën gjetën brenda trupin e viktimës.

Kreu i fshatit, Anto, i cili ashtu si shumica e indonezianëve përdor vetëm një emër, tha se pitoni e kishte vrarë gruan duke përdorur trupin e tij për ta mbytur, në një agoni që mund të ketë zgjatur deri në dy orë.
Ne pamjet e renda shihet momenti i vrasjes se kafshes nga fshataret:

Tretja e një vakti të kësaj mase mund të kërkojë javë të tëra për gjarprin, teksa trupi i Jarah, përfshi dhe rrobat e saj dukeshin ende të paprishura kur kafshës iu hap barku.
Një prej zyrtarëve tha: “Rezidentët e vranë gjarprin dhe i hapën barkun. Të gjithë u shtangën kur panë se gruaja që po kërkonim ishte brenda barkut të tij.”
Fshatarët thonin se në pyll ka të tjerë gjarpërinj të mëdhenj të cilët kanë sumluar dhe vrarë dhi e qingja të fshatit.
Indonezia ka një popullatë të madhe të pitonëve gjigantë me lëkurë me kuadrate, si ai që vrau Jahrah. Ata jetojnë në zona të largëta pyjore dhe sulmojnë kafshë të egra, nganjëherë edhe njerëz.

FOTO GALERI
1/3

Jahrah ishte zhdukur të premten mbrëma në pyllin pranë shtëpisë së saj në provincën Jambi, në ishullin perëndimor të Sumatra.

Top ChannelLexo me shume