Pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e drogës në Itali, arrestohet në Hanin e Hotit 31-vjeçari_663a51128721c.jpeg

Pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e drogës në Itali, arrestohet në Hanin e Hotit 31-vjeçari

Arrestohet në Hanin e Hotit i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Mësohet se Andi Hylviu, 31 vjeç, akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e Hylviut në Itali.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i cili akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali.

Burimi