Plagoset me thikë 35-vjeçari në Sarandë

Një 35-vjeçar në Sarandë ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një sherri. Sipas policisë, i plagosuri është me iniciale U.K., i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja ndodhi në lagjen Nr.3 të Sarandës pas një sherri për motive të dobëta. Policia thotë se e ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes.

Ai është 37-vjeçari me iniciale E.Sh., i cili është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.  /tvklan.al

Lexo me shume