Plan për të rritur kreditimin, Ministria e Financave dhe BSH fokus te sektorët në nevojë_6643644ab4d2e.jpeg

Plan për të rritur kreditimin, Ministria e Financave dhe BSH fokus te sektorët në nevojë

Edhe pse në vitet e fundit kostot e kredisë janë rritur, për shkak të politikës monetare, kreditimi i ekonomisë në 3- muajt e parë të vitit është rritur me 12 % në raport me një vit më parë.  Për ministrin e Financave, situata ekonomisë aktuale është në një pozicion të favorshëm, ndaj kërkohet nga sektori bankar një angazhim më i madh për të mbështetur sektorët më në nevojë dhe ata më produktivë.
“Ky sektor duhet të jetë më aktiv sa i përket kreditimit të sektorëve me më shumë nevojë për të zhvilluar më tej ekonominë. Ndërkohë duhet kushtuar vëmendje alokimit të fondeve drejt atyre degëve të ekonomisë që janë më produktive. Paralelisht ne jemi duke punuar me bankën e Shqipërisë për një plan të përbashkët për të rritur me tej kreditimin, por kaq nuk mjafton. Është e nevojshme dhe rritja e përfshirjes financiare të popullatës”, tha Ervin Mete ministër i Financave.
Gjatë një ceremonie me shoqatën e bankave, guvernatori i bankës së Shqipërisë Genti Sejko, dha disa shifra që sipas tij sot përfshirja financiare e popullatës ka një përmirësim të ndjeshëm
“Janë 1. 4 milion karta bankare që përdoren nga shqiptarët në vitin 2023, nga kompani serioze si viza dhe mastercard. Kjo shifër ka ardhur në rritje nga viti në vit. Nga ana tjetër bankat ofrojnë për 172 mijë qytetarë në moshë adulte apo 78% e tyre shërbime bankare, nga 70% që ishte kjo shifër 2022″, tha Sejko
Në kuadër të rritjes së përfshirjes financiare, qeveria miratoi edhe ligjin që pensionistët të kenë llogari bankare falas, për të marrë disa shërbime bazike bankare, por ende interesi duket i ulët nga kjo shtresë e popullsisë. /vizionplus.tv

Burimi