Plas grushti mes adoleshentësh në Fier

Një 15-vjeçar ka goditur me grushte një 18-vjeçar në Fier.

Për pasojë Policia ka nisur hetimet ndaj tij. Sipas policisë sherri mes dy adoleshentëve ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin E. H., 18 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Lexo me shume