Po dëgjonte këngë ukrainase, rusi gjobitet dhe dënohet me burg

Grupi rus i të drejtave të njeriut OVD-Info ka raportuar se një burrë në Moskë është dënuar me 15 ditë burg dhe është gjobitur me 50,000 rubla (708 £) pasi po dëgjonte këngë ukrainase në makinën e tij, sipas skynews.

Babai i vetëm i katër fëmijëve, i identifikuar si Usov, u shpall fajtor për mosbindje ndaj policisë dhe diskreditim të forcave të armatosura të Federatës Ruse.

Ai u ndalua nga oficerët e policisë rrugore pasi dyshohet se kishte dëgjuar muzikë ukrainase në makinën e tij.

/abcnews.al

Lexo me shume