“Po ecte me shpejtësi dhe…”/ Detaje të reja mbi aksidentin në Gjirokastër, polici kufitar përveç viktimës goditi edhe dy të mitur të tjerë (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku polici kufitar i identifikuar si 24-vjeçari Estien Dine, ka goditur për vdekje një 12-vjeçar.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se 24-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ndërsa viktima nuk ka qenë i vetmi i aksidentuar.

Të pranishëm kanë qenë edhe dy ë mitur të tjerë të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht vetëm me shembje në trup.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

(BalkanWeb)

Lexo me shume