“Po kaloi një gjendje mërzite”, Horoskopi i ditës së shtunë, 15 tetor 2022

Dashi: Kini kujdes të mos hyni në aventura të reja pa e testuar më parë marrëdhënien që po nisni. Puna po ju jep dhimbje koke kryesisht për shkak të njerëzve jo bashkëpunues.

Demi: E shtuna shihet të jetë një ditë me disa vështirësi. Duket se keni vështirësi ta kuptoni veten dhe të gjeni mirëkuptimin e duhur, në këtë pikë duhet jini të durueshëm. Puna vazhdon në rutinën e saj, por mos e teproni.

Binjakët: Është një periudhë dinamike për ju, jeni shumë të tërhequr nga persona me aftësi të mira komunikimi. Në punë, është koha për t’u rikthyer në lojë pas një mërziti që ju kishte kapluar.

Gaforrja: Është një moment delikat, në të cilin fjalët kanë ndoshta një peshë të tepërt, kujdes se mund të prishni gjithçka. Angazhimet tuaja profesionale janë përballur me një periudhë të vështirë, disa keqkuptime. Tani përpiquni t’i zgjidhni.

Luani: Ka keqkuptime në dashuri dhe ato mund t’i përballoni dhe t’i zgjidhni vetëm duke folur. Nëse e keni të vështirë të punoni, lëreni të kalojë pak kohë dhe ndoshta gjërat do të ecin vetë.

Virgjëresha: Duket se gjithçka do të zgjidhet si me magji, problemet që lidhen me sferën emocionale së shpejti do të jenë vetëm një kujtim. Puna premton lajme.

Peshorja: Përpiquni të mos merrni lehtë asnjë shenjë shqetësimi në dashuri. Përballuni me problemet. Aq shumë e madhe është dëshira juaj për të përballuar sfida të reja dhe në këtë pikë janë të favorizuara projektet e reja.

Akrepi: Kujdes nga diskutimet me ish-ët, ato nuk çojnë askund. Vlerësoni me kujdes ofertat e reja të punës dhe mbani parasysh se synimi për më lart nuk është gjithmonë negativ.

Shigjetari: Dita e shtunë 15 nuk nis mirë, mund të keni disa probleme në dashuri. Ndonjëherë angazhimet financiare mbivendosen, mos u shqetësoni sepse pak nga pak do ta gjeni një zgjidhje.

Bricjapi: Është dita e duhur për të përballuar problemet në dashuri, mos e humbisni rastin të diskutoni me partnerin/en. Në punë nuk jeni ende të bindur për gjendjen e atyshme, sidomos nëse po kërkoni diçka të re.

Ujori: Këtë të shtunë dhe të dielën, dashuria premton ndjesi të mira. Jeni shumë të zënë në nivel profesional, kini kujdes të mos e teproni.

Peshqit: Dita e shtunë nuk duket premtuese, por pasdite mund të ketë lajme të mira në dashuri. Jeni në kërkim të një ndryshimi në vendin e punës, jini të durueshëm.

Lexo me shume