Po kryenin ndërtime pa leje, arrestohet 1 person, nën hetim një tjetër_663a25812b790.jpeg

Po kryenin ndërtime pa leje, arrestohet 1 person, nën hetim një tjetër

Evidentohen 2 raste të ndërtimeve të paligjshme në Kukës, ku ranë në pranga një person dhe një tjetër nën hetim. Komisariati i Policisë Kukës, gjatë kontrolleve në terren, ka evidentuar dhe goditur 2 raste të ndërtimeve të paligjshme, për të cilat:
-u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 40 vjeç, banues në Kodër Lumë, Kukës, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, në këtë fshat;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi në një objekt ekzistues.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës

Burimi