Po kthehet legjenda Zidane: Prisni edhe pak!

Kanë kaluar 17 muaj që kur Zidane u largua nga Reali i Madridit. Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar zërat që e lidhnin francezi me shumë stola, përfshirë edhe atë të PSG-së, por të gjithë ata që trokitën në derën e tij morën të njëjtën përgjigje: “jo”!

Francezi gjithmonë është shprehur se nuk donte të kishte një karrierë të gjatë si trajner, por ai është gati të kthehet, sapo të përfundojë Botërori.

Ish-trajneri i Realit të Madridi, i cili mori pjesë në prezantimin e statujës së tij të re prej dylli në muzeun Grévin, kur u pyet për të ardhmen e tij, u përgjigj:

“Kur do të më shihni sërish në një stol? Së shpejti, së shpejti. Nuk është e largët koha, do ta bëj sërish këtë punë”, – siguroi Zidane, i cili nuk e fsheh se në një kohë të shkurtër mund të drejtojë sërish një ekip, konkretisht kombëtaren e Francës.

Didier Deschamps e mbyll kontratën me kombëtaren franceze sapo të përfundojë Kupa e Botës dhe Zidane është kandidati kryesor për ta pasuar.

“Për momentin, po i shijoj pushimet, por nuk jam larg rikthimit, prisni edhe pak”, – u shpreh shkurt Zidane. Puna në krye të një përfaqësueseje nuk është impenjative si në klube, pra do të kishte shumë më tepër kohë të lirë.

Kur u largua nga Reali i Madridit, Zidane la të nënkuptohej se një ditë do të stërviste skuadrën kampione të botës (aktuale) dhe dëshira e tij duket se po plotësohet.

Lexo me shume