“Po lënë hije të keqe…”, Ish-drejtuesi i Policisë: Forca “Shqiponja” janë kthyer në strukturë gjobëvënësish

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, duke folur në “Rada” në ABC, është shprehur se ekipi i “Shqiponjave” në Policinë e Shtetit është kthyer në një strukturë gjobëvenësish.

Ai ka theksuar se “Shqiponjat” kanë harruar misionin e tyre që është t’u shërbejnë qytetarëve. Më tej ka shtuar se ata kapin persona që janë në shkelje dhe ju marrin para për të mos i ndëshkuar.

“Shqiponjat janë kthyer në një strukturë jo në shërbim qytetarëve. Se po reagon shumë ashpër. Harron që është në shërbim të qytetarit. Kemi rastin Rasha, kemi rastet e protestave që kapin të gjithë njerëzit dhe i dhunojnë. Është kthyer në një strukturë, dhe po jep imazh të keq të policisë. Absolutisht po. E veçoj dhe ju bëj thirrje për rishikim të kësaj strukture dhe mënyrën që funksionon. Kjo strukturë është kthyer edhe në gjobëvënës ndaj njerëzve. Mënyra e reagimit, më lë hije shumë të keqe”

“Në orët e vona ku mund të konsumohen lëndë, këta janë bërë raste që i gjuajnë këto raste u marrin para në këmbim për të mos e shoqëruar. Apo aq më tepër për të mos e arrestuar apo në rastet ku janë persona me armë pa leje. Ata i marrin para.”

/abcnews.al/

Lexo me shume