Po lëvizte me karrocë me kalë, 75-vjeçari bie dhe humb jetën

Një 75-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Peqin, pasi ka rënë nga karroca me të cilën lëvizte.

Policia bën me dije se shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën.
Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top ChannelLexo me shume