Po pushonte në një kamping në Zvërnec, ndërron jetë turistja 41-vjeçare gjermane_663a4aa19a51e.jpeg

Po pushonte në një kamping në Zvërnec, ndërron jetë turistja 41-vjeçare gjermane

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të qytetit, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane me inicialet J.K., 41 vjeçe.“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec”, thuhet në njoftim.Vlorë/Informacion paraprakRreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe.Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.360grade.al

Burimi