Po udhëtonte me të bijën 1-vjeçare, shqiptari vdes në lule të rinisë në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në Itali.

Viktima, Edi Berisha, ishte duke udhëtuar bashkë me të bojën momentin tragjik të aksidentit. Aksidenti ka ndodhur dje, 13 tetor në Brescia.
Makina e shqiptarit u përplas me një kamion.

Për fat të mirë foshnja 1-vjeçare ka shpëtuar, pasi ndodhej në sediljen pas të makinës, në ulësen e posaçme për fëmijë.

Edi Berisha ndërroi jetë menjëherë, vajza e vogël u shpëtua dhe u shtrua në spital, ku mbërriti me helikopterin e shpëtimit.

Lëndime jo të rënda edhe për shoferin e kamionit 52-vjeçar. Siç ndodh gjithmonë në këto raste, do të hapet rasti për vrasje në rrugë. Automjetet e përfshira kanë përfunduar në sekuestrim, ndërsa trupi i Berishës është në dispozicion të organeve të drejtësisë./Abcnews.al/

Lexo me shume