Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Posaçme SPAK për tërheqjen e akteve në ngarkim të Erion Alibejt për procesin që po mbahet ndaj tij në gjykatë, për vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.
Për zbardhjen e këtyre ngjarjeve fillimisht prokuroria e Elbasanit ka bashkëpunuar me Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxhën që kanë treguar se ekzekutimet janë urdhëruar nga Erjon Alibej.
Por thëniet e tyre janë të ndryshme nga dy dëshmitarët e tjerë të drejtësisë , Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhajt, deklaroi prokurori i çështjes Behar Dibra.
Hetuesit kanë kërkuar tërheqjen e akteve pasi hetimet ndaj tij do vijojnë për ngjarje të tjera dhe aktet do bashkohen në një të vetme.
Sipas SPAK ka dyshime që Alibej të jetë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Top Channel br> br>Lexo me shume