“Prej 10 vitesh në një lidhje dashurie”, Rozana Radi flet për partnerin dhe tregon pse nuk e bën publik

Këngëtarja Rozana Radi, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” pranoi se prej dhjetë vitesh është në një lidhje dashurie.

Ajo rrëfeu gjithashtu, se partneri i saj nuk ka dëshirë të bëhet publik.

“Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin“, ka thënë Rozana.

Lexo me shume