Prej dy vitesh në gjendje të keqe shëndetësore, ndahet nga jeta aktori legjendar i Harry Potter

Aktori i Harry Potter dhe Cracker, Robbie Coltrane, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare në spital. Lajmi i hidhur u konfirmua nga agjenti i tij.

Aktori fitues i disa çmimeve kishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore dy vitet e fundit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Coltrane pushtoi ekranet televizive si psikologu mjeko-ligjor Dr Edward ‘Fitz’ Coltrane në dramën Cracker, për të cilën ai fitoi tre çmime radhazi BAFTA për aktorin më të mirë.

Aktori dha edhe interpretime të paharrueshme në filma duke përfshirë Nuns On The Run, Mona Lisa dhe Ocean’s 12 .

Ai luajti gjithashtu në filmat e James Bond- it, GoldenEye dhe The World is not Enough.

Anthony Robert McMillan lindi në Rutherglen, Skoci në vitin 1950. Ai mori emrin skenik Coltrane në fillim të të 20-tave për nder të saksofonisit të xhazit John Coltrane dhe depërtoi në produksionin teatror të Byrne-it The Slab Boys.

Cracker shënoi suksesin në vitet 1990 dhe ai bëri debutimin e tij në Harry Potter në 2001. Ai ka lënë pas dy fëmijë./abcnews.al

Lexo me shume