Presidenti Begaj takohet me ambasadoren e BE në vend

Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti ditën e sotme Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, e cila i dorëzoi zyrtarisht raportin e progresit për Shqipërinë.

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit në procesin e integrimit, Begaj konfirmoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është dhe mbetet një prioritet strategjik i Shqipërisë dhe objektiv i pandryshueshëm, i mbështetur gjerësisht nga të gjithë faktorët.

Presidenti Begaj shprehu vlerësimet për raportin e hartuar nga strukturat e Komisionit Evropian, për progresin e njohur dhe problematikat e evidentuara në raport, ndërsa nënvizoi se ky raport duhet të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.

Lexo me shume