Pavarësisht ligjeve në fuqi, Katari do të jetë tolerant para, gjatë dhe pas zhvillimit të Kupës së Botës. Këtë ka konfirmuar presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino i cili përsëriti faktin se Kupat e Botës do të jetë një turne për të gjithë dhe se tifozët do të ishin një pjesë e rëndësishme e këtij procesi.
“Më lejoni ta përsëris sërish, të gjithë do të jenë të mirëpritur në turne, pavarësisht nga origjina, prejardhja, feja, gjinia, orientimi seksual apo kombësia” , ka thënë Gianni Infantino.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur zërin ndaj Katarit për qëndrimin e tij kundër homoseksualitetit, ndërsa Nasser Al Khater, shefi ekzekutiv i Kupës së Botës 2022, ka thënë se tifozët LGBTQ+ që vijnë në vend nuk do të duhet të shqetësohen, duke e përshkruar Katarin si një “vend tolerant”.
Katari, vendi më i vogël që ka pritur turneun global të futbollit, po përgatitet të presë rreth 1.2 milionë vizitorë gjatë Kupës së Botës.
Mijëra tifozë pritet të qëndrojnë në vendet fqinje si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të fluturojnë drejt Dohas për shkak të akomodimit të kufizuar në Katar. Shumë dhoma hoteli në Doha do të vihen në dispozicion të ekipeve të futbollit, stafit të tyre dhe zyrtarët e Kupës së Botës.
Kapaciteti i ulët në dispozicion po shtyn organizatorët që të shtojnë 30 mijë dhoma të tjera shtesë për të akomoduar tifozët e shumtë. Japonia do të jetë kombëtarja e parë që do të mbërrijë në Katar. Aziatikët që do udhëtojnë drejt shtetit arabik më 7 Nëntor.
Klan News
br> br>Lexo me shume