Presidentja e KE-së mbërrin sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Presidentja e Komisionit Europian në Tiranë, Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Mësohet se ceremonia e mikpritjes do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orën 14:30.

Ndërsa sipas axhendës takimi bilateral mes dy delegacioneve do të mbahet në kryeministri.

Më pas do të zhvillohet edhe një konferencë për shtyp e përbashkët mes presidentes së KE-së dhe kryeministrit Edi Rama në sallën COD në kryeministri.

Axhenda:

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri

Lexo me shume