Princesha Eugenia ka publikuar foton më të bukur nga dita e saj e dasmës

Princesha Eugenie dhe partneri i saj Jack Brooksbank, u martuan më 12 tetor 2018. Sot ata festuan katërvjetorin.

Në fakt, Princesha Eugenia ka shpërndarë një postim mjaft të bukur me rastin e përvjetorit të martesës. Fotoja tregon të porsamartuarit duke ndarë një puthje të ëmbël në makinën e tyre pas ceremonisë së dasmës që u zhvillua në Kalanë Windsor.

Në foto, 32-vjeçarja kishte veshur fustanin e saj të nusërisë Peter Pilotto, i cili ishte i qëndisur me diamante me vlerë 10 milionë dollarë, si dhe diademën e saj Greville Emerald Kokoshnik, të cilën e huazoi nga gjyshja e saj e ndjerë, Mbretëresha Elizabeth II.

Postimi i Princeshës Eugenia me rastin e përvjetorit të martesës

“Gëzuar ditëlindjen “My Jack”. Katër vite e po shtohen”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos, ku mijëra ndjekës komentojnë të emocionuar.

Çifti njoftoi fejesën e tyre në janar 2018 dhe shkëmbyen betimet më 12 tetor të atij viti përpara të famshëmve dhe mbretërve, duke përfshirë Robbie Williams, Kate Moss, Naomi Campbell, Princi dhe Princesha e Uellsit dhe Duka dhe Dukesha e Sussex./abcnews.al

Lexo me shume