Prishtina koleksionon fitoren e tretë radhazi, Drita nuk fal në shtëpi!

Prishtina merr fitoren e tretë radhazi në kampionatin e Kosovës. Kryeqytetasit nuk gabuan në shtëpi dhe ia dolën të merrnin pikët e plota teksa fituan me rezultatin 2-0, ndaj Llapit. Vendasit shënuan nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat e takimit ishte Kryeziu në minutën e 37-të.

Ndërkohë, për të vulosur suksesin mendoi Krasniqi në fraksionin e dytë teksa realizoi pesë minuta para fundit të lojës. Pas kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vend të tretë ndërsa nga ana tjetër, Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 13 pikë.

Sakaq, në ndeshjen tjetër, Drita nuk fali dhe u rikthye te fitorja pasi mposhti minimalisht me rezultatin 1-0, Ferizajn. Golin vendimtar e shënoi Krasniqi në minutën e 92-të dhe pas këtij trepikëshi, skuadra nga Gjilani mban vendin e parë me 30 pikë. Ndërkaq, Ferizaj mbetet në vendin e fundit me vetëm tetë pikë.

Lexo me shume