Pritej në stol ndaj Betisit, Kumbulla përfundon në tribunë

Duhej të ishte në pankinë, ashtu siç ishte raportuar në protokollin para ndeshjes, por Marash Kumbulla nuk zbriti në fushë me skuadrën, duke u akomoduar menjëherë në tribunën e stadiumit “Benito Villamarin”, ku po luhet sfida mes Betisit dhe Romës.

Nuk dihet ende shkaku i mungesës së mbrojtësit shqiptar në stol, pasi deri pak para ndeshjes nuk ishte raportuar për asnjë dëmtim, megjithatë duket se përgjigjen do ta japë vetë Mourinho pas përfundimit të sfidës.

Top ChannelLexo me shume