”Pro primareve”, Çollaku: Nëse grupet në PD s’e gjejmë gjuhën, bashkitë më mirë ja falim Ramës

Nëse grupet brenda PD-së nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjedhjet lokale të 2023, për deputetin demokrat Kreshnik Çollaku, do të kemi një skenar që më e mira do të ishte që t’i falnin Edi Ramës bashkitë.

“Secili nga ne e ka të qartë se me ripërsëritjen e 6 marsit, i falim pushtetin lokal qeverisë. Do të ishte mungesë përgjegjshmërie nëse ne konfliktin e Tiranës, nuk mund ta mbajmë si një mur, që do të penalizojë me humbjen e të gjithë demokratëve tanë në bazë”.

Sa i përket primareve, Kreshnik Çollaku tha se parimisht i mbështet, por kritika e tij e vetme është hapja përtej anëtarëve. Nëse PD-ja po shkon drejt bashkimit nuk do të ishte e arsyeshme që pala e Alibeajt të tërhiqej nga ankimimi që i ka bërë çështjes në Apel? Çollaku është i mendimit që vendimi i Apelit duhet, pasi aktualisht PD është, siç u shpreh ai, me nga dy struktura.

Lexo me shume