“Problem është qeverisja, opozita të jetë zgjidhje”, Vangjeli: Të hyjë me një kandidat në zgjedhje

Opozita është ende pa një kryetar legjitim pasi çështja ndodhte ende në Gjykatën e Apelit. Edhe pse Sali Berisha ka mbështetjen e e demokratëve, kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, mban ende vulën.

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në “Abc Live” me Sibora Bitrin theksoi se opozita nuk duhet të bashkohet vetëm mekanikisht, por edhe moralisht në mënyrë që të mundet të fitojë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Vangjeli: Ka një vit e gjysmë gati që është përdorur e vetmja vrimë e këtij fyelli në PD sa duket sikur vetë fyelli ekziston për hir të vrimës së tij të vetme. Sepse muzikë nuk ka, ka vetëm zhurmë. Një opozitë duhet të jetë zgjidhje e problemit, sepse problem është qeverisja. Në Shqipëri është e kundërta. Opozita nuk sillet dhe nuk shihet ende si zgjidhej e problemeve, por vetë problem për tu zgjidhur. Gjysma e ekuacionit qeverisës, ka afektuar edhe gjysmën tjetër. Mazhoranca është bërë më e pandjeshme. Në rastin më të mirë, opozita të hyjë me një kandidat të vetëm, sepse kjo i sjell shanset për të fituar. Por bashkimi mekanik është i pamjaftueshëm. Nëse nuk ka një bashkim moral dhe ideor, do të jetë një nga vrimat e shumta në detin e marrëzisë që ka kapluar opozitën edhe metë drejtë pas humbjes së tretë radhazi në zgjedhjet e vjetshme.

Analisti theksoi se nga opozita kërkohet shumë më shumë se kaq. Do të ishte e udhës që një mazhorancë të shkruajë ligjet duke e qortuar veten e vet, duke menduar sikur është në opozitë në atë moment, ndërsa opozita duhet të sillet ndaj mazhorancës sikur është në qeveri, sipas Vangjelit./Abcnews.al. 

Lexo me shume