Prodhimi i grurit, ish-zëvendësministri i bujqësisë: 7500 aplikime nuk janë tregues i suksesit

Skema e mbështetjes për prodhimin e grurit nga qeveria është diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri ku kanë shprehur mendimet e tyre zv.ministri aktual i bujqësië Enio Civici si dhe ish-zv.ministri i bujqësisë Roni Telegrafi. Civici përmendi faktin që 50 përqind e prodhimit brendshëm të grurit mbulohet nga prodhues vendas dhe në skemën aktuale të mbështetjes së prodhimit, rreth 7500 aplikantë kanë aplikuar deri në këtë moment.

Sipas ish –zëvendësministrit Roni Telegrafi, 7500 aplikantët e deklaruar nga burimet zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë nuk janë tregues i suksesit të kësaj skeme, por shuma me të cilën do të mbështeten këto fermerë. Sipas tij, ‘nga 7500, vetëm 1500 mund të arrijnë ti rimbursojnë këto fonde.

‘Minimalisht që kjo skemë të bëj sens për këtë rimbursim duhet të kesh 10 ha tokë bujqësore, por në Shqipëri ka pak fermerë të tillë. Shumica marrin toka me qira, shumica nuk kanë kontrata noteriale, qeveria kërkon kontrata noteriale, nga këto 7500 sa kanë kontrata, jashtëzakonisht shumë pak’, tha Telegrafi.

Për ish –zëvendësministrin e Bujqëissë ‘kushdo që e ka planifikuar këtë skemë, nuk e njeh fare terrenin, dhe kështu që skema do të dështojë, duke e marrë të mirëqenë qëllimin e mirë të qeverisë. Kjo skemë do të cojë në një përthithje minimale fondesh.

‘Në fund të ditës, fermeri është qenie ekonomike dhe bën llogaritë e veta, dhe me këtë nivel mbështetje nuk ja vlen, edhe nëse 7500 fermerë mund të marrin buxhetin që ka vënë në dispozicion ministria, çmimet e plehrave kimike janë jashtëzakonisht të larta. Interesi për tu marrë më bujqësi është në rënie, sepse nuk është më një sektor përfitues’, tha Telegrafi.

Lexo me shume