Progres raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë/ Balluku: Sukses i institucioneve tona, do përparojmë më shpejt në Rajon

Shqipëria është vlerësuar nga Komisioni Europian gjatë prezantimit të progres raportit ditën e djeshme, ku edhe është kërkuar më shumë bashkëpunim me opozitën dhe shoqëritë civile.

Ndërsa shqetësim serioz vijon të konsiderohet korrupsioni, ndërsa vendi paralajmërohet se nismat për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Evropian.

 

Ditën e sotme është mbajtur një konferencë e përbashkët e Zëvendëskryeministres njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadores së Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann lidhur me Raportin e Progresit 2022 për Shqipërinë.

 

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj e cilësoi progresin si një sukses të punës së palodhur të institucioneve.

 

Balluku shprehu bindjen se Shqipëria do të vijoj të përparoj më shpejt se vendet e tjera të rajonit në përmbushjen e reformave.

 

“Në asnjë moment nuk kemi pasur iluzione të gabuara në rrugën tonë drejt integrimit. Kemi vendosur të punojmë të palodhur në këtë rrugë dhe përballë sprovave. Në 19 korrik Shqipëria nisi negociata teknike me BE. Kjo ishte fitorja e punës së palodhur të institucioneve tona. Raporti i vitit 2022 për Shqipërinë pasqyron njohjen e angazhimit të vazhdueshëm, arritjeve dhe reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur drejt rrugës së BE. Shqipëria vazhdon rrugën e negociatave dhe ka vazhduar të ruajë fokusin e përgjithshëm në agjendën e BE.

 

Pavarësisht ngërçeve të fundit, administrate jonë e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të përparuar. Shqipëria do të përparojë më shpejt se vendet e tjera të rajonit, kam bindjen.

 

Raporti rendit arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur në vitin 2022 pa lënë pas angazhimet tona. kemi të gjithë vullnetin që ta përshkojmë këtë rrugëtim sfidues”, tha Balluku.

Lexo me shume