Projekt për përpunimin e ujërave të zeza në Divjakë

Në çdo lagje është ndërtuar rrjeti i tubacioneve, investimi u shërben rreth 10 mijë banorëve

Mbajtja pastër e mjedisit është një sfidë për të gjitha institucionet vendore. Këtij qëllimi i shërben edhe projekti i Bashkisë së Divjakës për përpunimin e ujërave të zeza. Në të gjitha lagjet është ndërtuar rrjeti i tubacionit dhe të gjitha ujërat mblidhen në një pikë të vetme.

Ky investim i shërben rreth 10 mijë banorëve të kësaj bashkie.

Mjedisi i pastër tërheq edhe më shumë turistë gjatë sezonit veror dhe turizmi është një nga sektorët ku mbështetet ekonomia e bashkisë së Divjakës.

Klan News

Lexo me shume