Projektbuxheti 2023, Zef Preçi: Nuk ka asnjë parashikim sesi do të mbrohet prodhimi vendas

Projekt buxheti i ri i vitit 2023, i cili është paraqitur në parlament, ka shkaktuar debate të mëdha ndërmjet grupeve të interesit, dhe komunitetit të bizneseve. Në lidhje direkte në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, eksperti i ekonomisë Zef Preçi, u shpreh që projekt – buxheti i ri ka disa problematika, por mbi të gjitha në asnjë mënyrë nuk shpjegohet sesi do të mbrohet prodhimi vendas. Sipas tij:
‘Për mendimin tim, vlerësimi i buxhetit është një proces, kërkon këndvështrime të ndryshme, kërkon kohën e vet dhe për të kuptuar rrethanat. Buxheti diktohet nga programi i qeverisjes, jemi te e njëjta mazhorance, investimet duhet të marrin në konsideratë këtë program. Nga ana tjetër, zhvillimet globale, dhe shqetësimet e grupeve të biznesit, dhe duhen marrë parasysh shqetësimet e nëse komunitetit të biznesit e cila ngre shqetësime për konkurrencën e pandershme, funksionimin me sistemin juridik, pronën, konfliktet që administrate tatimore ka me bizneset etj’.

Ajo që theksoi eksperti i ekonomisë Zef Preçi është mungesa e mbështetjes për prodhimin vendas, është rritur klientelizimin që lidhen me kushtet e konfliktit të interesave të mazhorancës qeverisjeje, dhe vazhdojnë të mbështeten partneritetet publike – private. Sipas tij ‘kontratat koncesionare PPP mbrohen nga qeveria, si një monument publik, ndërkohë që e gjtihë shoqëria shqiptare varfërohet. Po përdoret qeverisja si një instrument për të mbledhur të ardhura tatimore nga biznese, dhe për ti shpërndarë ato në një minimum biznesesh dhe biznesmenësh’, tha Preçi.
Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi Janë marrë parasysg vetëm një set vërejtesh nga FMN, mbi shkallën e lartë te evazionit fiskal, dhe një gjë e tillë ka ndodhur gjatë gjithë dekadës së fundit të qeverisjes Rama. Sipas tij ndëshkimi i disa grupeve, veçanërisht të profesioneve të rrregulluara, nëse mblidhen 17 mil euro nga klasa e rregulluar, është një politikë që barazohet puëndhënësi me punëmarësin.

‘Nëse një që merr leje turistike tatohet 5 përqind, ndërkohë që dikush merret me punë intelektuale taksohet 23 përqind, dmth që janë raporte të përmbysura’, tha Zef Preçi.

Lexo me shume