Prokurorët akuzojnë si spiun rus kreun e një OJQ-je, skenar për të larguar Bullgarinë nga aleatët perëndimorë
Kategoria: Bota
Autori: X.Tafa
  Koha për lexim: 2 Minuta

Prokurorët akuzojnë si spiun rus kreun e një OJQ-je, skenar për të larguar Bullgarinë nga aleatët perëndimorë

Prokurorët bullgarë akuzuan të martën kreun e një organizate joqeveritare (OJQ) për spiunim për Rusinë, si pjesë e një skeme, për të cilën prokurorët thonë se kishte për synim të largonte Bullgarinë nga aleatët e saj perëndimorë dhe ta orientonte drejt Moskës.

Bullgaria, vendi më besnik i Moskës në periudhën sovjetike, tani është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por ka lidhje të ngushta kulturore dhe historike me Rusinë, e cila mbetet furnizuesi i saj më i madh i energjisë.

Prokurorët thanë se, Nikolai Malinov, 50 vjeç, kreu i Lëvizjes Kombëtare Rusofile, kishte punuar për Institutin Rus për Studime Strategjike, i drejtuar kryesisht nga ish zyrtarë të inteligjencës, dhe gjithashtu për një OJQ ruse, që nga viti 2010.

“Nikolai Malinov është akuzuar se e vuri veten në shërbim të organizatave të huaja për të punuar si spiun”, tha zëvendës-kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev.

Malinov është liruar me kusht, por iu ndalua të largohet nga vendi, tha kryeprokurori Sotir Tsatsarov.

Malinov, tash për tash, nuk ishte i arritshëm për të komentuar akuzat ndaj tij, transmeton agjencia Reuters.

Prokurorët thanë se ata kishin gjetur një dokument, në gjuhën ruse, të përgatitur nga Malinov që fliste për “ri-orientimin e nevojshëm gjeopolitik të Bullgarisë”.

“Dokumenti përshkruan hapat që duhen ndërmarrë për të rregulluar plotësisht orientimin gjeopolitik të Bullgarisë larg Perëndimit, drejt Rusisë”, tha Geshev.

Prokurorët nuk njoftuan kur është shkruar dokumenti.

Sipas kësaj prove të prokurorisë, Malinov kishte planifikuar të krijonte faqe interneti, një kanal televiziv, dhe një parti politike për të inkurajuar bullgarët të formojnë pikëpamje më pozitive për Rusinë, bazuar në traditat e tyre të përbashkëta sllave dhe krishterimin ortodoks.

Prokurorët thanë gjithashtu se ata kishin ndaluar një zyrtar veteran rus të inteligjencës, Leonid Reshetnikov, të hynte në Bullgari për 10 vjet.

Presidenti bullgar Rumen Radev, i cili është miqësor me Rusinë, tha se akuzat kundër Malinovit ishin “shumë serioze” dhe tha se prokurorët duhet të paraqesin prova të keqbërjes.

Disa politikanë të opozitës e komentuan këtë rast, si një përpjekje për të ndikuar në opinionin publik, përpara zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 27 tetor./REL


Masakra e Reçakut, njihet gjithashtu si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe...
Mbrëmja e sotme në “Shiko Kush Luan” është një nga më të veçantat që është transmetuar më parë. Siç është bërë e ditur...
Këto ditë Drejtori i Institutit për Studime të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri Agron Tufa kërkoi azil politik në një...
Deri më tani është mësuar se autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së dy vëllezërve, duke lënë të...
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi në orën 14:00 se deri më tani janë 15 viktima nga tërmeti i rëndë. Viktimat janë shënuar në Durrës...
Shqipëria nuk gjen qetësi. Një tjetër tërmet i fortë goditi vendin në këto momente. Lëkundja sërish ishte më e vogël se ajo e mëngjesit. Infomacionet...
Nëse e keni lënë një biletë për në minutën e fundit për në Itali, për në ditët e festave, kompania shqiptare ajrore, “Air Albania”...
Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari,...
Pavarësisht premtimeve, kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve...
Tashmë të gjithë ato krime janë edhe përpara syve të botës. Edhe të shqiptarëve që në kohët që jetojmë e kanë luftën kundër...
Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë. Raportohet se protestuesit shkaktuan...
Janë sekuestruar nga policia e Athinës 1.8 milion euro të falsifikuara, në një dyqan që përdorej si fabrikë falsifikimi, raportojnë...
Himni i BashkimitTeksti nga AsdreniKënduar nga “Banda e Lirisë” Ardhi dita e lirimit,Ditë e bukur e bashkimit,Mblidhuni o shqipëtarë,Qytetarë...
Poeti Lasgush Poradeci (1899-1987) ka qenë mjaft i kursyer në vlerësimin e artistëve bashkëkohës që i ka njohur nga afër. Kur dëgjonte...
Te gjitha te dhenat per çdo individ qe do studjonte Historine te çojne ne konkluzionin qe ANUNAKET flisnin shqip. Si krijues te Homo Sapiensit...
WhatsApp ka zbuluar se aplikacioni i tij do të ndalojë së funksionuari në disa prej versioneve Android dhe Iphone, duke filluar që prej...
Kompania e pagesave online PayPal njoftoi se po largohet nga Libra Association, entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook...
Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian i ka dërguar një dokument me një sërë pyetjesh Facebook dhe Libra Association, duke kërkuar sqarime...
Çorapet ju ndihmojnë që të flini sa më mirë. Ato ngrohin këmbët dhe enët e gjakut në shputa do të zgjerohen dhe kështu truri do marri...
Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit,...
Rreth një të tretën e jetës e shpenzojmë duke fjetur ose duke u përpjekur të flemë. Dhe, studimet e fundit tregojnë se ka një lidhje...
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u bënë prindër të...
Jennifer Lopez mund të konsiderohet padyshim si një ndër artistet që ka sfiduar më së miri kohën. Ndonëse është 50 vjeçe, Jennifer...
Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleks. Sipas...
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën tuaj diçka që nuk do e hanit” ne po ju japim disa këshilla...
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli menstrual të na krijonte probleme vetëm në zonën e legenit! Do ishte...
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin t’i freskojnë me disa xhufka të ngrohta ose me ngjyrën tërësisht...
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk ishte i saktë në analizën e tij periferike , gjithmonë shqipëtarët...
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve, si pasojë e procesit të plakjes së popullsisë po rritet me...
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet e punës, kontrata dhe pagat, krahasuar me vendin tonë. “Në Shqipëri...