Protesta e bojkot në universitete/ Pedagogët deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre ekonomike 

Fillimi i vitit të ri akademik këtë të hënë nuk do të pengohet.

 

Kështu thanë këtë të premte pedagogët gjatë protestës së radhës, ku sqaruan se do të bëhet vetëm prezantimi i studentëve me stafin e më pas jashtë godinës së të gjitha universiteteve do të vijojnë protestat për rritje te pagës, rivlerësim të orës mësimore, vjetërisë e punës, rritjen e buxhetit për kërkim shkencor dhe orë suplementare.

 

Nën moton “Arsim cilësor, paga dinjitoze” ata kërkuan:

 

Studimi kërkon subvencion ekonomik professional dhe moral. Kur kam titullin Prof. As marr 600 euro në muaj, nuk më subvencionohet asnjë artikull. Nuk kam një zyrë që ta ndaj me një apo dy kolegë.

 

Jetojmë në një shoqëri ku mua, pedagogut më kërkohen artikuj dhe revista shkencore që kushtojnë më shumë se rroga ime.

 

Pedagogët shtojnë se nuk bëhet fjalë thjesht për më shumë para, por për më shumë arsim cilësor.

 

Ne dje, sot e gjithmonë nuk po reagojmë thjesht për lekë për fundin  e xhepit tonë por për të mirën e Shqiërisë për universitetin dhe të çdo shqiptari.

 

Jo vetëm që ka akorduar minimumin për arsimin, krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë, por edhe e ka shkurtuar atë.  Fakt është se qeveria në mënyrë të veçantë në sektorin e arsimit ka bërë shkurtime mbi 1.6 miliardë lekë ose thënë ndryshe 13 milion euro.

 

Stafe akademike nga qytete të ndryshme të vendit paralajmërojnë se do të bojkotojnë auditorët nëse brenda kësaj fundjave nuk marrin një përgjigje konkrete mbi kërkesat e tyre, ndonëse u vendos rritja e pagave me 15%.

Lexo me shume