Protesta e pedagogëve, Enkeleda Olldashi: Nga nesër forumi për “arsimin e lartë publik si një prioritet kombëtar”

Pjesëmarrësja në protestën e pedagogëve, Enkeleda Olldashi ka shprehur në studion e ABC Live  me gazetaren Sibora Bitri, programin e protestës për ditët në vazhdim.

Sipas saj gjatën ditës së nesërme në orën 11.00 në sheshin universitar do të organizohet forumi me një moto  ‘arsimi i lartë publik në një prioritet kombëtar’. Qëllimi i forumit do të jetë që të ftohen të gjithë akademikët, edhe anëtarët e akadmeisë së shkencave, anëtarët e shoqërisë civile, dhe në këtë forum, të krijojmë atë që quhet ‘platforma universitare, platformat nuk bëhen vetëm nga qeveria, por edhe nga shoqëria civile, të gjithë ata që janë kontribues, do të jenë ata firmëtarët, të bëjmë diçka për universitetin’.

Për pedagogen Enkeleda Olldashi protesta nuk ka nisur më 17 tetor, por që në vitin 2019, në komisione për rritjen e grantit, që lidhej me mbështetjen që shteti duhet të japë, domethënë që protesta ka vijuar në një rrugëtim institucional dhe në fund të shtatorit jemi drejtuar më nismën e një peticioni.

Sipas saj ‘sindikata, është një grup presioni, nuk kërkon që të vijë në pushtet, i njihet e drejta e protestës dhe e drejta e grevës, që nuk i njihet asnjë grupi tjetër. Dhe peticioni është një formë presioni. Pedagogët janë dy herë të punësuar, punëmarrës karshi punëdhënësve, dhe punëmarrës karshi studentëve. Kemi dy herë përgjegjësi, dhe ne këtu jemi që të ofrojmë një shërbim cilësor ndaj studentëve tanë’.

/Abcnews.al/

Lexo me shume