Protesta e pedagogëve vazhdon, të hënën kur nis viti akademik do mblidhen në oborret e fakulteteve

Lëvizja e profesoratit për dyfishimin e pagave vazhdoi në universitetin e arteve, ku pritet të kulmojë të hënën që përkon me ditën e parë të vitit akademik, pasi paralajmërohet bojkotimi i vitit të ri akademik.

“Jemi të vendosur sepse paguhemi për mbijetesë. Kërkesat tona janë jetike për zhvillimin e arsimit të lartë“, tha pedagogu.
Në 17 tetor sindikata e punonjësve të universiteteve të Shqipërisë ka planifikuar që nga ora 8 deri në orën 10 do të priten në auditore studentët e viteve të para për t’iu prezantuar e sqaruar arsyet pse po protestojnë.  Më pas do i ftojnë studentët që bashkë me stafet akademike të dalin në oborret e fakulteteve për të këmbëngulur në kthimin e dinjitetit të pedagogëve dhe rritjen e cilësisë së diplomave nëpërmjet investimit në kërkimin shkencor.

“Njëlloj si në 17, do të vazhdojmë e në 18, 19, 20 çdo ditë nga ora 10 deri në 12 do protestojmë për të drejtat tona! Sepse qeveria është kokëfortë e nuk reagon por ka dhe tre ditë shanse”, tha kryetari i sindikatës.
Pedagogët nuk mjaftohen me reagimin e qeverisë për rritjen e pagës 7% të mbuluar nga buxheti i shtetit dhe 8% në varësi të të ardhurave të universitetit,  ata kërkojnë 50% më shumë brenda dy viteve për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike në Kosovë, pasi mbajnë vendin e fundit në rajon.
 

Top ChannelLexo me shume