“Protesta është tani kryefjala e PD”, Berisha mbledh krerët e degëve në Tiranë: Le t’i kthejmë këto primare në histori suksesi

Kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi këtë pasdite kryetarët e degëve në Tiranë.

Primaret ishin tema kryesore e diskutimit. Berisha tha se procesi i primareve do të ketë transparent dhe i rregullt, ndërsa tha se primaret do të organizohen me seksione dhe lista zyrtare.

Teksa ftoi çdo anëtar dhe simpatizant që të kandidojë, Berisha tha se këto primare do të shndërrohen në histori suksesi.

“Kryesia ka diskutuar për rregulloren e primareve. Përgjegjësia shkon te seksionte. Seksioni i organizimit do të ndajë listat, do të jetë me dokumenta zyrtarë, do jenë lista zyrtare, mbi të cilat seksionet do të caktojnë simpatizanttë. Janë të mirëpritur të votojnë. Jemi të hapur për çdo anëtar dhe simpatizant të PD të kandidojë në këto primare. Kemi bërë një hap të madh të vërtetë. Ofrojmë një praktikë të vërtetë, cilido që do të vijë nga diaspora të kandidojë është i mirëpritur, për të gjithë njëlloj. Do bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i suksesshëm.
Primaret do të shndërrohen në një histori suksese. Ka një lloj axhende, kalendari, Tiranën, Durrësin, Elbasanin do përpiqemi ti përshpejtojmë. Protesta është tani kryefjala e PD për shpëtimin e Shqipërisë në tërësi/ Nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë gjendje”, tha Berisha./abcnews.al./

Lexo me shume