Protesta kundër Veliajt, tjetër i arrestuar_663a515feac26.jpeg

Protesta kundër Veliajt, tjetër i arrestuar

Një person është vënë në pranga pas protestës së djeshme të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin: M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr””, njoftoi policia.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë një 61-vjeçar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Kujtojmë se të premten në drejtim të godinës së bashkisë u hodhën molotov dhe sende të tjera, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Kjo ishte protesta e katërt që zhvillohej para bashkisë pas arrestimit të disa zyrtarëve e ish-zyrtarëve të saj.

Burimi