Protesta për dosjen “5D”, Këlliçi thirrje SPAK-ut: Erion Veliaj të dalë para drejtësisë_66433e395fe9e.jpeg

Protesta për dosjen “5D”, Këlliçi thirrje SPAK-ut: Erion Veliaj të dalë para drejtësisë

Sot po mbahet protesta e radhës e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe Opozita para Bashkisë Tiranë në lidhje me aferën “5D” ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Belind Këlliçi tha se qëllimi i protestës është çuarja para drejtësisë e kryebashkiakut Erjon Veliaj. Ai tha se SPAK ka vetëm dy rrugë, ose të çojë Veliajn para drejtësisë, ose të rrëzojnë Reformën në Drejtësi.
“Ne nuk kemi ndonjë pritshmëri që një hajdut që qëndron aty do të japë dorëheqje. SPAK qëndron sot para dy opsioneve. Ose do të çojë para drejtësisë një hajdut të kapur në flagrancë ose do të shembë reformën në drejtësi dhe vetë Dumani i cili në raportin që ka shkuar vetë e ka cituar emrin e Veliajt 11 herë, si person të lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Tani o ka Dumani të drejtë, ose do të bjerë Reforma në Drejtësi, sepse zgjidhje tjetër nuk mund të ketë. Në vijojmë t’i qëndrojmë kërkesës tonë për të çuar para drejtësisë të gjitha ta që kanë vjedhur taksat e qytetarëve. Çdo ditë kalon ne njihemi me fakte të reja me denoncime të reja për të gjithë ekipin dhe zinxhirin elektoral të Veliajt në Tiranë”, tha Këlliçi.
 
 

Burimi