Protesta përpara bashkisë, Harxhi: Është e përligjur, Veliaj pronari fundor i inceneratorit_66436ad2c1899.jpeg

Protesta përpara bashkisë, Harxhi: Është e përligjur, Veliaj pronari fundor i inceneratorit

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi, ka komentuar protestën e opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.
Për News 24, Harxhi theksoi se protesta është e përligjur, pasi korrupsioni në Bashkinë Tiranë është marramendës. Sipas saj, kryebashkiaku Erion Veliaj është pronari fundor i inceneratorit të Tiranës.
“Protesta mendoj se është e përligjur, sidomos pas daljes në dritë të fakteve alarmante, sa i përket pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës. Veliaj është pronari fundor i inceneratorit. Unë do doja që protestat të ishin më të forta. Pas protestave, Veliaj dhe Rama duhet që të shkojnë përpara drejtësisë. Të dy janë të lidhur me njëri-tjetrin për shumë gjëra dhe nëse bie njëri, besoj do bjerë dhe tjetri”, tha ajo.

Burimi