Protesta te bashkia/ Aktori Mehdi Malkaj: Koha për përmbysje_663a02b6946fd.jpeg

Protesta te bashkia/ Aktori Mehdi Malkaj: Koha për përmbysje

Aktori Mehdi Malkaj nga protesta te Bashkia e Tiranës, u bëri apel qytetarëve ti bashkohen tubimit.
Ai u shpreh se jemi “në emergjencë të madhe” dhe përballë kësaj situatë duhet reagim nga populli dhe përmbysje pushteti.
“Në përiudhën e Henrit të 8 të Anglisë i cili kishte një gjykatës që quhej Tomas Mur, i cili i dha të drejtë parlamentit dhe jo mbretit dhe i cili e thirri menjëherë në audiencë dhe i tha, me thuaj parametrin tënd për drejtësinë. Dhe ai pasi u mendua një çikë i tha: Shkëlqesi, unë kam një baba që e dua shumë se babai im ka sakrifikuar për mua, me ka rritur, më ka edukuar, më ka shkolluar, më ka bërë ky që jam. Babai im u ka shërbyer edhe juve shkëlqesi.
Hej, i tha ai, nuk të kam thirrur këtu për babanë, por për parametrin e drejtësisë. Atë po bëj shkëlqesi. Sikur ky babai, që unë e dua të jetë në gjyq me djallin, dhe djalli të ketë të drejtë, unë i jap të drejtë djallit, tha ai. Kjo është drejtësia. Për mua nuk jemi në një kohë të rotacionit të pushtetit, jo, ne jemi në emergjencë të madhe, çfarë do bëjmë… Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policë mendojeni një herë a ia vlen ta mbani atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime”, tha aktori.

Burimi