Protesta te bashkia, Berisha-Veliajt: Pa kaluar mbi trupat tonë, nuk ia hedh kurrë, o hajdut!_66427855566c3.png

Protesta te bashkia, Berisha-Veliajt: Pa kaluar mbi trupat tonë, nuk ia hedh kurrë, o hajdut!

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin në mbështetje të tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, “Erion Veliaj po bën gjithçka duke menduar se do t’ia hedhë”.
“Pa kaluar mbi trupat tonë, nuk ia hedh kurrë o hajdut”, theksoi ai.
Lideri i opozitës, foli edhe për raportimin mediatik lidhur me restorantin e Arbian Maznikut dhe Endri Fugës. “Arbër Bifteku bashkë me paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele”, tha Berisha.
Kryedemokrati deklaroi se “restoranti i zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku mori tenderin 700 mijë euro nga kompania Tirana DC”, kompani në pronësi të bashkisë së Tiranës.
Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë fjalës në tubimin qytetar, u ka bërë thirrje qytetarëve që të gjithë bashkë në orën 11:00 të protestojnë tek bashkia e Tiranës, kundër Erion Veliajt.
“Ditën e martë në ora 11, e gjithë Tirana përpara bashkisë”, deklaroi Berisha.
Për të shtatën herë pas arrestimit të drejtorëve të Veliajt lidhur me aferën e njohur si “5D”, opozita proteston nesër para bashkisë së Tiranës. Duke e konsideruar “pronarin faktik të incenratorit” dhe “kokën e bandës së drejtorëve hajdutë”, opozita kërkon dorëheqjen e Eron Veliajt nga posti i kryebashkiakut dhe arrestimin e tij.

Burimi