Protesta/ Teliti: Kryeministri Rama para disa javësh i jepte mbështetje Veliajt, sot u distancua!

Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorina Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para Bashkisë Tiranë.
Teliti gjatë fjalës së tij u shpreh se falë qëndresës së opozitës u arrit që kryeministri Edi Rama të mos e mbrojë më kryebashkiakun Erion Veliaj. Më tej ai shtoi se tha gjithçka do të arrihet dhe se ata janë më të dejtën dhe me të vërtetën. 
“Rama, ai që para disa javesh i jepte mbështetje Veliajt, sot u distancua. Foli për hajdutë, abuzues me ligjin, drejtorë e kryebashkiakë, sot, kjo u arrit falë qëndresës dhe protestës tuaj. Ne jemi me të drejtën e të vërtetën”, tha Teliti.

Burimi