Protestojnë banorët e Rubikut/ Kërkojnë rihapjen e degëzimit që i lidh me Rrugën e Kombit

Banorët e Rubikut protestuan këtë të dielë për shkak të bllokimi të degëzimit që lidhet me Rrugën e Kombit.

 

Ata bllokuan për disa minuta segmentin Milot-Rrëshen, ndërsa kërkuan hapjen e kësaj nyje, pasi rrezikojnë izolimin.

 

Protestuesit thanë se janë ankuar pranë institucioneve, por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh. Në rast mosreagimi ata paralajmëruan përshkallëzim të protestave dhe vijimin e bllokimit të rrugës së kombit.

Lexo me shume