Protestuan para Bashkisë/ 3 persona vendosen në hetim, tre të tjerë në kërkim_663a258d3d8cf.webp

Protestuan para Bashkisë/ 3 persona vendosen në hetim, tre të tjerë në kërkim

Pas revoltës qytetare të ditës së djeshme para Bashkisë së Tiranës, policia ka proceduar penalisht tri persona. Blutë e kryeqytetit kanë njoftuar gjithashtu se kanë shpallur në kërkim edhe tre individë të tjerë pas tubimit. Mësohet se K.K., 27 vjeç, S.G., 40 vjeç, dhe A.Q., 63 vjeç, janë në procedim për veprat penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’.
“Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit Z. B., 19 vjeç, R. D., 19 vjeç, dhe N. M., 57 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.”, njofton policia.
 
 

Burimi