Protestuesit përplasen me efektivët para Bashkisë Tiranë, tentojnë të heqin barrierat metalike!_66434c410a9f2.jpeg

Protestuesit përplasen me efektivët para Bashkisë Tiranë, tentojnë të heqin barrierat metalike!

Qytetarët kanë tentuar të shkulin gardhin metalik para bashkisë së Tiranës, ndërsa kanë hedhur molotov drejt godinës.
Ndryshe nga herët e tjera, gardhi metalik nuk është vidosur në tokë por betonizuar, për ta bërë të pamundur shkuljen e tij nga toka. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të mos hedhin molotov drejt policisë. 
Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë.

Burimi