PS bojkotoi Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Bardhi i kujton Veliajn brenda SPAK-ut_663a32e45bdc7.jpeg

PS bojkotoi Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Bardhi i kujton Veliajn brenda SPAK-ut

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi mazhoranca bojkotoi Komisionin Hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi.
Bardhi në reagimin e tij shprehet se bojkoti nuk e mbulon dot korrupsionin e bërë me kontratat e sterilizimit dhe check-up, por tregon frikën e mazhorancës.
“Sjellja bllokuese/bojkotuese fatmirësisht është një film i parë nga çdo qytetarë, sepse po ndjekin të njëjtin model që u përpoqën të ndiqnin në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Në atë rast dështuan me turp. Jo vetëm nuk e penguan opozitën që ti shkonte deri në fund asaj afere korruptive, por sot kishin rastin të shihnin Erion Veliajn, “dëshmitarin” kryesor të atij Komisioni Hetimor, tek priste 1 orë pas derës së SPAK për t’u marrë në pyetje”.
Deputetët e mazhorancës duhet të kujtojnë fytyrën arrogante të Erion Veliajt në Komision Hetimor dhe ta krahasojnë me fytyrën e tij sot tek hynte në SPAK për të dhënë llogari për 130 milionë euro të vjedhura nga buxheti i qytetarëve në Inceneratorin e Tiranës. Në Komision Hetimor deputetët e mazhorancës i bënë avokatinë, por sot nuk e kishin këtë mundësi”, shprehet Bardhi.
Gjithashtu ai u bën thirrje socialistëve, të heqin dorë nga bojkoti dhe t’i rikthehen misionit për të kontrolluar aferat korruptive.

Burimi